Arbëri

Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

 

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të premten se Spanja do të pranojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian të 2016-s, raporton “infolibre”.

“Spanja luan rol konstruktiv dhe jemi të hapur për aprovimin e heqjes së vizave për Kosovën”, ka thënë ai në një konferencë për media në fund të samitit të Këshillit Evropian në Bruksel, që një ditë më parë pati një takim me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.