Të qenit pjesë e NATO-s do të thotë të jesh i sigurt, ka thënë presidentjae Kosovës, Vjosa Osmani, për aspiratat e Kosovës që të pranohet në aleancën veriatlantike. Në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan CNN, Osmani është shprehur e bindur se NATO-ja do të ishte më e fortë po që se i pranon shtetet si Kosova, që besojnë në vlerat e aleancës.
Osmani ka thënë po ashtu se Kosova i përket vlerave evropiane dhe se shpreson që Bashkimi Evropian do ta pranojë së shpejti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E dimë që duhet vendim unanim për pranim në NATO e se katër shtete anëtare s’na kanë njohur. Megjithatë po punojmë, po ashtu edhe SHBA-ja, po na ndihmon që t’i bindim të gjithë partnerët se NATO-ja do të jetë edhe më e fortë me shtete si Kosova, që besojnë në vlerat e njëjta dhe që duan të kontribuojnë”, ka thënë ajo duke shtuar se Kosova ka miratuar sanksione ndaj Rusisë si dhe ka hapur rrugën për refugjatët nga Ukraina e se po strehon gazetarë ukrainas.
Ajo ka shprehur bindjen se SHBA-ja e përkrah kërkesën e Kosovës për pranim në mekanizmit e Partneritetit për Paqe.
Për dialogun me Serbinë, Osmani ka thënë që Serbia duhet t’i thërrasë mendjes sa më shpejt dhe të kuptojë që pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm.