Të qenit pjesë e NATO-s do të thotë të jesh i sigurt, ka thënë presidentjae Kosovës, Vjosa Osmani, për aspiratat e Kosovës që të pranohet në aleancën veriatlantike. Në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan CNN, Osmani është shprehur e bindur se NATO-ja do të ishte më e fortë po që se i pranon shtetet si Kosova, që besojnë në vlerat e aleancës.
Osmani ka thënë po ashtu se Kosova i përket vlerave evropiane dhe se shpreson që Bashkimi Evropian do ta pranojë së shpejti.
“E dimë që duhet vendim unanim për pranim në NATO e se katër shtete anëtare s’na kanë njohur. Megjithatë po punojmë, po ashtu edhe SHBA-ja, po na ndihmon që t’i bindim të gjithë partnerët se NATO-ja do të jetë edhe më e fortë me shtete si Kosova, që besojnë në vlerat e njëjta dhe që duan të kontribuojnë”, ka thënë ajo duke shtuar se Kosova ka miratuar sanksione ndaj Rusisë si dhe ka hapur rrugën për refugjatët nga Ukraina e se po strehon gazetarë ukrainas.
Ajo ka shprehur bindjen se SHBA-ja e përkrah kërkesën e Kosovës për pranim në mekanizmit e Partneritetit për Paqe.
Për dialogun me Serbinë, Osmani ka thënë që Serbia duhet t’i thërrasë mendjes sa më shpejt dhe të kuptojë që pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm.
-
Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian
-
Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
-
Osmani: Trumpi dhe Rutte mund ta bëjnë të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Osmani: Kosova është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s
-
Osmani: Ne jemi gati, është radha që NATO t’i hapë dyert