Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL”, ka zgjedhur të martën Fadil Berjanin kryetar të kësaj shoqate edhe për një mandat 4-vjeçar.
Berjani, i cili do të jetë në krye të SHQNGL-së edhe për katër vjetët e ardhshëm ka marrë mandatin e kryetarit për herë të tretë radhazi.
Procesi zgjedhor për organet drejtuese të kësaj shoqate është mbajtur me votim të fshehtë.
Kompanitë anëtare të kësaj shoqate, me shumicë votash përkrahën punën e Berjanit, duke ia besuar udhëheqjen e SHQNGL edhe për katër vjetët e ardhshëm.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes të së martës u nominuan edhe tre anëtarë të tjerë të shoqatës për përfaqësim në organet drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës.
-
Naftëtarët presin miratimin e Ligjit për naftën, thonë se i kanë çmimet më të lira në rajon
-
Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron protesta kundër vendimit të Qeverisë për naftën
-
Duka merr edhe një mandat në krye të FSHF-së
-
Pas shtrenjtimit, paralajmërohet zbritja e çmimeve të derivateve
-
Berjani për rritjen e çmimeve të naftës: Në Kosovë ende më lirë se në rajon