Arbëri

Berjani zgjidhet në krye të shoqatës së naftëtarëve edhe për një mandat

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL”, ka zgjedhur të martën Fadil Berjanin kryetar të kësaj shoqate edhe për një mandat 4-vjeçar.

Berjani, i cili do të jetë në krye të SHQNGL-së edhe për katër vjetët e ardhshëm ka marrë mandatin e kryetarit për herë të tretë radhazi.

Procesi zgjedhor për organet drejtuese të kësaj shoqate është mbajtur me votim të fshehtë.

Kompanitë anëtare të kësaj shoqate, me shumicë votash përkrahën punën e Berjanit, duke ia besuar udhëheqjen e SHQNGL edhe për katër vjetët e ardhshëm.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes të së martës u nominuan edhe tre anëtarë të tjerë të shoqatës për përfaqësim në organet drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës.