Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani shpreson që deputetët e Kuvendit të votojnë pro Ligjit për naftën.
Berjani në një intervistë për “Ekonomia Online” u shpreh i bindur se deputetët nuk do të hezitojnë t’i japin dritën jeshile një ligji kaq të rëndësishëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ligji i Naftës i naftës ka kaluar në lexim të parë, besoj që edhe në lexim të dytë do të kalojë sepse ky ligj nuk ka kaluar mbi një dekadë dhe i ka ardhur koha. Nuk ma merr mendja që nuk votohet ngase në lexim të parë ka kaluar”, tha Berjani.
Sa i përket çmimeve ai tha se ka zbritje të lehtë, ndonëse OPEK kishte paralajmëruar se ulje mund të kishte vetëm nga janari i vitit të ardhshëm.
Berjani thotë e Kosova është më e lira në rajon sa i përket çmimeve, përjashtuar Maqedoninë ku akciza është më e ulët.
“Sa i përket çmimit të naftës mund ta bëjë një konfirmim se ka një zbritje të lehtë, sipas organizatës OPEK u mendua që deri në janar nuk do të ketë zbritje të çmimeve, por çmimi veç se ka një rënie të lehtë. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Republikës tonë, edhe pse janë shërbyer me çmimet më të mira në regjion. Në Kosovës dizeli është më i lirë, përveç Maqedonisë se e ka akcizën më të lirë”.
Ndryshe Qeveria e Kosovës është zotuar se do të kthejë kontrollin e cilësisë së naftës tek Dogana e Kosovës ngase deri tani cilësinë e naftës e ka kontrolluar një kompani private.
Berjani kishte marrë premtim nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari se Ligji për naftën do të kalojë brenda 100-ditëshit të kësaj Qeverie./EO