Arbëri

Serbët në veri thërrasin protestë, të pakënaqur me marrëveshjen për ta paguar rrymën

 

Iniciativa qytetare “Mbijetesa e serbëve” ka ftuar qytetarët e komunave veriore të Kosovës që të premten, në Mitrovicë të Veriut, të protestojnë kundër marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar, ka njoftuar të enjten "Kossev".

Lideri i kësaj iniciative qytetare, ka thënë se motoja e protestës do të jetë “kush po e ndal rrymën në veri”.