Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 33 pacientë me koronavirus, ndërkohë pesë prej tyre janë në përkujdesje intensive, thuhet në raportin ditor të QKUK-së, të martën.
Sipas njoftimit, të pesë pacientët që janë në gjendje të rëndë janë në dializë dhe dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
QKUK-ja ka njoftuar se sot gjatë ditës do të lirohen dy pacientë që tashmë janë shëruar nga COVID-19.
Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 855 raste me infeksion. Nga ky numër, 26 kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 403 janë shëruar.
Artikuj të ngjashëm
-
22 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
-
Në Infektive 111 të prekur me COVID-19, 4 në gjendje kritike
-
Në Infektive janë të shtruar 59 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Infektive
-
31 persona me COVID-19 të shtrirë në infektivë – 3 në gjendje kritike