Tridhjetë e një të infektuar me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive, tre prej të cilëve në gjendje kritike.
Këtë e ka bërë të ditur Sadije Namani, shefe e repartit, përmes një njoftimi të enjten, raporton KOHA.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste në gjendje kritike. Jemi në pritje të rezultateve për 6 raste”, shkruhet në njoftim.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur 1 mijë e 293. Prej tyre 913 janë të shëruar, derisa deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 31 pacientë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Infektive 111 të prekur me COVID-19, 4 në gjendje kritike
-
Në Infektive janë të shtruar 59 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Infektive
-
Në Infektivë 23 raste me COVID-19, tre në gjendje kritike
-
Në Infektivë po trajtohen 23 persona me koronavirus, një në gjendje kritike