Në klinikën Infektive, QKUK, sot ditë e martë, gjinden të hospitalizuar 30 raste dhe prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 23 raste.
Sipas doktoreshës Sadije Namani, nga 23 raste të infektuar me Covid-19, 15 raste janë në gjendje stabile.
“5 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thotë Namani.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste prej të cilëve 2 raste janë në gjendje shumë të rëndë ndërsa 1 rast është në gjendje kritike.
“Jemi në pritje të rezultateve për 7 raste”, njofton tutje Namani nga Klinika Infektive.
Artikuj të ngjashëm
-
Në QKUK po trajtohen 141 raste me koronavirus
-
Në Infektive janë të shtrirë 58 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
Në Infektive janë të shtruar 59 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Infektive
-
28 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, tre në gjendje kritike