Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kontesti mes Kosovës e Malit të Zi në lidhje me vijën kufitare, nuk është më çështje e politikanëve, por e ekspertëve.
Në fjalimin e saj në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore me temën “Lufta në Evropë: Ndikimi në Ballkan”, që ka nisur të hënën në Mal të Zi, Osmani tha se politikanët kanë thënë fjalën e tyre, duke iu referuar kështu votimeve të marrëveshjes së demarkacionit në kuvendet respektive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Politikanët nuk do të flasin më, ekspertët do të krijojnë një komision të përbashkët për të vendosur kufirin. Tashmë u takon ekspertëve që të vazhdojnë punën, jo politikanëve që e përfunduan punën duke ratifikuar dokumentet”, tha Osmani, përcjell portali malazias “CDM”
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së fundi ka thënë se për Malin e Zi ka përfunduar demarkacioni me Kosovën dhe se nuk sheh mundësi për rishikimin e tij.
Në fakt, kjo çështje ka shkaktuar përplasje të mëdha në Kuvendin e Kosovës në kohën kur ishte ratifikuar. Sipas partive të atëhershme opozitare, Kosova ia ka falur Malit të Zi mbi 8000 hektarë tokë.
Çështja e ratifikimit të marrëveshjes për demarkim të kufirit ishte lidhur edhe me liberalizim të vizave, por marrëveshja u votua e liberalizimi nuk ka ndodhur ende.
Për të ulur tensionet e atëhershme, ishte rënë dakord mes dy qeverive që të krijohen komisione për të rishikuar vijën kufitare “nëse ka gabime”.
Në samitin e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan i SHBA-së, po marrin pjesë edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Britanisë së madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach e ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Po ashtu, pjesëmarrës janë liderë rajonalë, si kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Jovana Maroviq dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Marchic.

Foto: "Vijesti.me"