Arbëri

11 raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

lab

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 11 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 406 në tërë Kosovën.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 194 persona. Numri i të vaksinuarve me dy dozat e vaksinës në Kosovë është 822.237 ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 101.869.

Numri i dozave të administruara të vaksinës deri tani në Kosovë është 1.826.774.