Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor e për Kosovën dërgimin e armëve nga Kina në drejtim të Serbisë.
Hoxhaj shkroi të dielën në Twitter se është epoka kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive, e sipas tij, Kina e Serbia kanë zgjedhur të jenë autokratë.
Aleati rus, Serbia, ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon, raportoi AP.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri Mehaj reagon pas armatimit të Serbisë me sisteme raketore kineze
-
Maqedonci thotë se raketat kineze të blera nga Serbia janë rrezik për të gjithë Ballkanin
-
Rajoni alarmohet. Çka janë raketat kineze që i bleu Serbia?
-
Vuçiqi i shkruan Kinës për Kosovën
-
Serbia furnizohet nga Kina me sisteme të mbrojtjes ajrore