Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

Pas uljes së çmimit për disa ditë, nafta ka përjetuar ngritje të serishme të çmimit në Kosovë. Një litër naftë tani kushton nga 1.59 euro deri në 1.69.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, çmimi i naftës në botë ka shënuar rritje të madhe. Në Kosovë arriti në vlera rekorde prej mbi 1.8 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga Shoqata e Naftëtarëve kanë paralajmëruar se s’do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve deri në përfundim të luftës në Ukrainë.

Të martën u raportua për rënie të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, për shkak të avancimit të bisedimeve në mes të Rusisë dhe Ukrainës./KP