Tridhjetë e një shkelje i ka listuar Komisioni hetimor parlamentar brenda draft-raportit, i cili është përpiluar pas një hetimi disamujor rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shkeljet kanë nisur nga AKI-ja, e cila kishte kërkuar revokimin e lejeqëndrimeve për gjashtë shtetasit turq me pretendimin se ata rrezikonin sigurinë kombëtare, duke vazhduar me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Migrim e të Huaj në Policinë e Kosovës, Departamentin për Shtetësi, Azil e Migrim në kuadër të MPB-së dhe Divizionin për Ripranim dhe Kthim.
Raportin përfundimtar Komisioni nuk ka munduar ta përpilonte për shkak se deputetët e pozitës kanë refuzuar që të vazhdojnë të marrin pjesë në mbledhje, duke konsideruar se kanë kaluar afati dhe mandati i komisionit.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur kryetarin e Komisionit, deputetin nga Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe nënkryetarin, njëherësh deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj, që të martën përmes një konference për media ta bëjnë publik draft-raportin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Përgjegjësia për dëbimin e shtetasve turq i bie Thaçit, Kuvendi e miraton mes përplasjesh raportin e Komisionit
-
LDK e vlerëson miratimin e Raportit për dëbimin e shtetasve turq
-
VV-ja dhe LDK-ja kërkojnë seancë të jashtëzakonshme lidhur me dëbimin e shtetasve turq
-
Kosova bëri 31 shkelje ligjesh e konventash kur dëboi 6 shtetas turq
-
Tatëpjeta e hetimeve mbi dëbimin e shtetasve turq