Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar miratimin e Raportit të Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.
“Pas shumë shtyrjeve dhe sabotazhit të punës së Komisionit Hetimor lidhur me deportimin e shtetasve turq, sot Kuvendi i Kosovës e miratoi raportin ku specifikohen qartë 31 shkelje të Kushtetutës, Ligjeve dhe rregulloreve të ndryshme që lidhen me procedurat për deportimin e shtetasve të huaj”, thuhet në njoftim
LDK-ja vlerëson se raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë.
Ata thonë se, përfundimet e këtij Komisoni e nxjerrin qartë përgjegjësin e drejtpërdrejt dhe indirekt në deportimin e 6 turqve.
“Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë në mënyrë të paanshme dhe efikase”, thuhet tutje në njoftim.
-
Përgjegjësia për dëbimin e shtetasve turq i bie Thaçit, Kuvendi e miraton mes përplasjesh raportin e Komisionit
-
Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq miraton draft-raportin
-
31 shkeljet rreth dëbimit të shtetasve turq, që do t`i trajtojë Prokuroria Speciale
-
Kallëzimi penal për 22 policë - amnisti për urdhërdhënësit e dëbimit të “gylenistët”
-
Prokuroria interviston numër të madh të dyshuarish për dëbimin e shtetasve turq