Kushtetuta e vendit, ligje e konventa të të drejtave të njeriut, por edhe një varg shkeljesh procedurale ishin bërë për një qëllim: dëbimin e 6 shtetasve turq ngaqë i kërkonte shteti i Turqisë.
Komisioni parlamentar që hetoi këtë rast, ka nxjerrë raportin në të cilin janë evidentuar hiç më pak se 31 shkelje.
Shkelja e parë, sipas komisionit, është bërë nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, që kishte revokuar lejet e tyre të qëndrimit pa i kontestuar informacionet e AKI-së, raporton KTV.
Dy shkeljet pasuese lidhen me dëbimin e gabuar të Hasan Gunakanit, dhe faktin që asnjëherë nuk ishte kërkuar kthimi i tij, derisa shkelja e katërt konstaton se zyrtarët e AKI-së që kishin marrë pjesë në operacion, kishin tejkaluar fushëveprimin e tyre.
Një çështje për të cilën kanë mbetur pa përgjigje, është ajo nëse presidenti Thaçi kishte njohuri për dëbimin e shtetasve turq apo jo.
Megjithatë, për rolin dhe përgjegjësinë e Thaçit në këtë rast, kanë folur dy deputetë, anëtarë të komisionit, derisa kanë rikujtuar edhe shmangien që bëri presidenti gjatë dëshmisë së tij.
Anëtarët e komisionit kanë rekomanduar ndryshim-plotësimin e disa ligjeve, por edhe një ligj krejtësisht të ri, që do t’i përcaktonte rrethanat në të cilat krerët e shtetit do të informoheshin nga institucionet e sigurisë për veprimtarinë dhe informacionet e rëndësishme.
-
31 shkeljet që Komisioni i evidentoi rreth dëbim të 6 shtetasve turq
-
Përgjegjësia për dëbimin e shtetasve turq i bie Thaçit, Kuvendi e miraton mes përplasjesh raportin e Komisionit
-
Tatëpjeta e hetimeve mbi dëbimin e shtetasve turq
-
SHBA-ja kërkon përgjegjësi të plotë institucionale për rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq
-
31 shkeljet rreth dëbimit të shtetasve turq, që do t`i trajtojë Prokuroria Speciale