Arbëri

Lajçaku kërkon që Kosova të mos i frikësohet Asociacionit

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova nuk duhet të frikësohet nga krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pasi një gjë e tillë sipas tij, nuk do të thotë krijimi i republikës serbe.

Lajçaku thotë se Kosova ka bërë shumë zotime në 12 vitet e dialogut, ku ka zbatuar shumë prej tyre, por jo Asociacionin. Ai shtoi se duhet të ndryshohet narrativa, dhe jo të thuhet çfarë nuk duam, por çfarë duam nga ky proces.