Arbëri

Dardan Molliqaj godet me shuplakë policin në protestë

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës që kjo parti organizoi të shtunën para Qeverisë.

Teksa për pak minuta pati tensione në protestën para objektit të Qeverisë, Molliqaj është incizuar teksa me shuplakë ka goditur njërin nga zyrtarët në dyert e Qeverisë.