Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ishte kërkuar nga Policia pas goditjes me shuplakë që i dha policit gjatë protestës të së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.
Policia kishte iniciuar hetim menjëherë pas protestës e më pas kishte bastisur dy lokacione për ta gjetur kryetarin e PSD-së.
Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Megjuani, është arrestuar për shkak se sulmoi zyrtarin policor gjatë protestës. Mengjuanit iu kumtua ndalimi prej 48-orësh, ndërsa PSD-ja përmes një reagimi të martën kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.
Dardan Molliqaj godet me shuplakë policin në protestëDardan Molliqaj godet me shuplakë policin në protestë
Posted by Koha.net on Saturday, January 29, 2022
Artikuj të ngjashëm
-
Policia thotë se i la ftesë për paraqitje vullnetare Molliqajt, ai nuk e përfilli
-
Sindikata e Policisë kërkon veprime të menjëhershme ligjore ndaj Molliqajt
-
Dardan Molliqaj godet me shuplakë policin në protestë
-
PSD: Dardan Molliqaj u arrestua dhunshëm, rastin do ta dërgojmë në IPK
-
Kuçi: Molliqaj u arrestua e u godit nga policët civilë, nuk ka askund kështu