Arbëri

PSD-ja kërkon lirimin e aktivistit të arrestuar për protestën e së shtunës

 

Partia Socialdemokrate ka kërkuar të martën që të lirohet aktivisti i këtij subjekti politik, Adem Magjuani, që ishte ndaluar nga Policia për shkak të incidenteve në protestën e së shtunës, që kjo parti e organizoi kundër shtrenjtimit të rrymës.

Sipas PSD-së, Megjuani i është përgjigjur thirrjes së policisë në mëngjes, ndërsa atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.