Protestuesit i përgjigjen Kurtit: Ose neve, ose KEDS-in

Protestuesit i përgjigjen Kurtit: Ose neve, ose KEDS-in
Protestuesit kundër shtrenjtimit të energjisë, në protestën para objektit të Qeverisë, i janë përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që arsyetoi propozimin për ngritjen e çmimit të energjisë duke thënë se për shkak të krizës s’ka rrugëdalje tjetër, ose shtrenjtim, ose reduktime.
“Ose neve, ose KEDS-in”, është përgjigja që qytetarët ia kanë dhënë atij të mërkurën.
“Me ose, ‘osat’ e kryeministrit ne duhet i themi ose neve ose KEDS-in dhe ia bëjmë me dije edhe atij dhe të gjithë atyre që sot kanë guxim ta fyejnë çdo person në Kosovë që rryma asnjëherë s’ka qenë e lirë”, kanë thënë organizatorët.
Protestuesit kanë kërkuar që Qeveria të refuzojë propozimin e ZRRE-së për ngritje të çmimit e të shtetëzojë KEDS-in.
Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës
Ka nisur protesta kundër ngritjes së çmimit të rrymës.
Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës
“Asnji cent ma shumë” është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila mbahet sot në Prishtinë.
Protesta do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet blloktarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe që të nacionalizohet KEDS-i.
Me 28 janar, pritet të miratohet propozimi i ZRRE-së për shtrenjtim të çmimit të energjisë.
Të martën, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023.
Lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike ka thënë se në katër komunat veriore me shumicë serbe nuk është paraparë të rritjen e tarifat e energjisë elektrike sikur në gjithë vendin.
Në anën tjetër, deputetët e opozitës kanë thënë se raporti i ZRRE-së është shkruar nga Qeveria dhe sipas tyre ky institucion i pavarur është e ndikuar nga partia në pushtet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bislimi: Kosova nuk pranon ta sakrifikojë sovranitetin për largimin e Serbisë nga orbita ruse

Vela: Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, lejoi shfaqjen teatrale të financuar nga Kosova

Rama u përgjigjet atyre që e akuzojnë për Asociacionin

Zyrtarë të sektorit publik trajnohen në kompaninë që është denoncuar nga MSH-ja

BE-ja po i shqyrton masat ndaj Kosovës, nuk përfshihen vizat

Politikanë e aktivistë serbë: Prishtina dhe Beogradi bashkëfajtorë për situatën në veri

Bislimi: Nuk i ndjekim kërkesat e Serbisë

BE-ja mirëpret “çdo propozim konstruktiv” për ta çuar përpara çështjen e Asociacionit

Vuçiq i përgjigjet Ramës: Propozimin për Asociacionin e japin serbët

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Morina akuzon institucionet për diskriminim ndaj personave LGBTI
