Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 304 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 10. 042 të dyshuarve për koronavirus.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.
Më së tepërmi raste të reja janë regjistruar në Prishtinë, gjithsej 110 sosh, pasuar nga Prizreni me 28 dhe Mitrovica me 23.
Në grupmoshën 30-39 vjet janë regjistruar 73 raste të reja, në atë 20-29 vjet janë regjistruar 56 raste, ndërsa 40-49 vjet janë regjistruar 50 raste.
Në grupmoshën 50-59 vjet janë konfirmuar 28 raste të reja, ndërsa në atë 10-19 vjet 27 raste të reja.
Në moshën 60-69 vjet janë regjistruar 19 raste, atë 0 deri 9 vjet 7 raste e 70-79 vjet katë raste.
Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 162.677, ndërsa prej tyre 2991 kanë përfunduar me fatalitet.
Numri i rasteve aktive ka shkuar në 1.552, ndërkaq numri i të shëruarve të dielën ishte 3. Numri total i të shëruarve ka arritur në 158.134.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit, në tërë Kosovën janë vaksinuar 2.103 qytetarë. Me dozën e dytë janë vaksinuar 789.946 persona, derisa numri i dozave të administruara që nga fillimi i vaksinimit është 1.692.762.