Arbëri

Kërkohet sa më parë Ligjin për personat e zhdukur

 

“Zoti i dënoftë se drejtësia po vonon” është mesazhi i familjarëve të të pagjeturve para obeliskut për të zhdukurit.

Drejtësi është kërkuar edhe për foshnjat të cilat u vranë e u masakruan në djep gjatë luftës në Kosovë. Tetë persona të shoqatës “Zëri i Prindërve” vdiqën pa ditur asnjë informacion për fatin e më të dashurve të tyre. Ata konsiderojnë është turp që ende në morgun e Prishtinës nuk janë të identifikuara afër 300 mbetje mortore dhe se ende nuk është miratuar Ligji për Personat e Zhdukur.