Në emisionin Tempus në KTV u publikuan pamje ekskluzive edhe të dy grabitjeve me armë, të cilat kanë ndodhur gjatë transportimit të parave nga “Besa Security”.
Këto dy grabitje kanë ndodhur gjatë këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE para ndodhi më 8 mars, ku shihen persona të armatosur që ndalen në rrugë dhe dalin nga një veturë, dhe shtien në drejtim të veturës së kompanisë “Besa Security”, e cila po bënte transportimin e parave.
Pasi kryejnë plaçkitjen, grabitësit marrin veturën e tyre dhe ikin nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa, në rastin e dytë, i cili ka ndodhur më 18 nëntor, ngjashëm sikurse në rastin e lartpërmendur, grabitësit ndalin në rrugë makinën që po e bënte transportimin e parave.
Grabitësit qëllojnë në drejtim të veturës dhe më pas kryejnë plaçkitjen.
Për më shumë, shikojeni videon e transmetuar në emisionin për plaçkitjet e pazbuluara në Kosovë.