Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgimit 24 vjeçarit, i cili dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e Tafil Tafallarit, të premten derisa ishte duke punuar në kompaninë Bechtel Enka.
Avokati i të dyshuarit Ramiz Krasniqi tha për KosovaPress se klientit të tij I janë caktuar 30 ditë paraburgim.
Sipas tij ai dyshohet se të premten derisa ngiste një kamion me ujë ka goditur për vdekje punëtorin e Bechtel Enka derisa ishte duke punuar në Kovaçec, fshat ky i komunës së Kaçanikut.
KosovaPress mëson se i dyshuari është nga fshati Bakshi të komunës së Obiliqit.
Artikuj të ngjashëm
-
Inspektorati dënon “Bechtel-Enkan” me 7.500 euro për vdekjen e punëtorit Tafallari
-
Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit në Prizren
-
Vdekja e 18-vjeçarit në punë - 30 ditë paraburgim gjashtë të pandehurve
-
Një muaj paraburgim shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Gjilan, arrestohet edhe pronari i firmës
-
Për vdekjen e dy të rinjve dje në komunikacion, një muaj paraburgim shoferit të kamionit