Gjykata Themelore e Prizrenit, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me iniciale D.A. nga fshati Sojevë, Komuna e Ferizajt.
Sipas njoftimit të Gjykatës, thuhet se i pandehuri me inicialet e lartpërmendura dyshohet se duke e drejtuar automjetin transportues – kamionin e markës “Kenoworth”, që është në pronësi të kompanisë “Bechtel Enka”, kur arrin në vendin kritik, ndërmerr veprimin për të lëvizur prapa pa u siguruar që mund të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Kështu, ai “ndërpret rrugën – shiritin lëvizës të veturës “VW Golf 5” i cili në ato momente ishte duke lëvizur nga Prizreni në drejtim të Gjakovës në shiritin e vet qarkullues dhe në këtë mënyrë vije deri tek goditja e automjetit me kamionin dhe si pasojë, drejtuesi i automjetit “VW Golf 5” me iniciale A.E. si dhe pasagjeri në të njëjtin automjet, nga lëndimet e pësuara trupore, ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes”, thotë Gjykata Themelore e Prizrenit.
Me këtë veprim, gjithnjë sipas kësaj Gjykate, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik” nga neni 378 par.9 lidhur me par.6 të KPRK-së.
Masa e paraburgimit ndaj të pandehurit do të llogaritet prej datës së arrestimit 10.12.2017, dhe do të zgjasë deri më datën 10.01.2018.
-
Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit në Prizren
-
Paraburgim për dy të dyshuar për vrasjen në Prizren
-
U vazhdohet paraburgimi të dyshuarve për aksidentin në garat automobilistike ku mbetën tre të vdekur
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në Prizren që shkaktuan vdekjen e tre personave
-
Një muaj paraburgim personit që shkaktoi aksident me fatalitet në Ferizaj