Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër 31 të pandehurve të arrestuar në rastin “Subvencionet”.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, 31 persona janë arrestuar në aksionin e së premtes “Subvencione 2021”.
Prokuroria ka njoftuar se aksioni i nisur kohë më parë, të premten është kryer në Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot Vushtrri dhe Podujevë.
Sipas Prokurorisë, 12 nga 31 të arrestuarit janë zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK-së.
Personat e ndaluar dyshohen për veprat penale ‘marrje e ryshfetit, ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘dhënie e ryshfetit’, ‘mashtrim me subvencione dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.
-
Arrestohen edhe 11 të dyshuar në 6 komuna për mashtrim me subvencione
-
Arrestohet edhe një person për rastin “Subvencione 2021”
-
“Subvencionet”: Ryshfet për bimë organike dhe grurë që s’u mboll kurrë
-
Vijon aksioni “Subvencione”, arrestohen disa persona
-
“Subvencionet” – paraburgim për 19 nga 21 të arrestuarit