Arbëri

Specialja hedh poshtë mocionet për rrëzimin e akuzave ndaj Gucatit dhe Haradinajt

 

Gjykata Speciale ka hedhur poshtë mocionet e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave ndaj dy ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Mbrojtja kërkoi nga Specialja që të hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj Gucatit dhe Haradinaj, pasi sipas tyre, nuk ka prova të mjaftueshme përtej një dyshimi të arsyeshëm.