Arbëri

Vulin reagon ndaj deklaratave të Osmanit, thotë se janë gënjeshtra

Foto: REL
 

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që kishte thënë se Beogradi u ka ofruar vaksina vendeve të ndryshme në Afrikë me kusht që të mos e njohin pavarësinë e kosovës.

Vulin për “Tanjug” ka thënë se nuk është e vërtetë kjo dhe se Serbia ka ndihmuar pa kushtëzime.