Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani thotë se për çnjohje të Kosovës, Serbia çonte vaksina ruse në vendet afrikane

Në një diskutim për post-pandeminë në Kanada, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia e përdorte çështjen e vaksinave në shtetet afrikane për t’ia shkaktuar Kosovës disa çnjohje.

Osmani deklaroi në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax se Serbia merrte vaksinën Sputnik V të Rusisë, dhe ua dërgonte shteteve në Afrikë.

“Rusia ia dërgonte Serbisë një numër vaksinash anti-COVID. Serbia është e interesuar ta luftojë pavarësinë e Kosovës. Shumë shtete në Afrikë nuk kanë vaksina, kështu që Serbia e përdorte vaksinën ruse, ta dërgojë një pjesë të tyre në shtetet afrikane, duke iu thënë: do t'iu japim vaksina nëse e çnjohni Kosovën”, deklaroi Osmani.

E pyetur se a janë arritur ato çnjohje, Osmani tha se Serbia deklaron se disa tentativa kanë funksionuar, mirëpo nuk pasur diçka zyrtare.

Osmani ka deklaruar tutje se Kosova është ndër vendet që e ka menaxhuar situatën me pandemi dhe izolimin për shkak se qytetarët kishin besim në institucionet, dhe se vendet mike e kanë ndihmuar vendin.

Ajo theksoi se Kosova ka kundërshtuar prurjen e vaksinave ruse apo kineze, dhe se gjithherë ka qenë e gatshme të furnizohet me vaksinat që janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Edhe Reagon Presidenca ndaj deklarimeve të Vulinit Arbëri Reagon Presidenca ndaj deklarimeve të Vulinit

“Kosova tani është bërë lider jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për sa i përket përqindjes së popullsisë së vaksinuar.”

Ajo e përmendi edhe dezinformimin si pjesë e propagandës së shteteve si Rusia, me qëllim që të shkaktohet mosbesim ndaj institucioneve të shtetit.