Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetes së PDK-së, Blerta Deliu sot në Kuvendin e Kosovës, se "kunati i Albulena Haxhiut është i akuzuar në Maqedoni për terrorizëm".
“Turpi në Institucione dhe parlament: Ata janë Çlirimtar, deputete", thuhet në fillim të reagimit të Kryeziut, kreut të degës së veteranëve të Malishevës.
"Nuk është mirë nga asnjë deputet apo qeveritarë, që ta luajë rolin e prokurorit e t'i quajë luftëtarët terroristë, e aq më keq kur ata akuzohen e dënohen nga gjykata të huaja", thuhet më tej në reagim.
"Po ashtu, kërkoj nga çdo politikan, që të mos keqpërdorin luftën e UÇK-së për interesat e tyre politike. Malisheva është e lirë, falë luftës dhe dëshmorëve të UÇK-së, por ajo dha edhe dëshmorë në luftën e ILIRIDËS", përmbyllet reagimi.
-
Haxhiu: Përpjekjet për ta shtrembëruar luftën e UÇK-së, rrezikojnë të vërtetën e asaj kohe
-
Kryeparlamentarja Haxhiu: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, dihet kush ishte agresori
-
Deliu për deklaratat e Haxhiut: Mungesa e vullnetit politik, s’mund të kthehet në viktimizim
-
Haxhiu: Sulmet seksiste, mizogjene ndaj meje, të papranueshme
-
Deliu-Kodra sqaron deklaratën e saj për familjarin e ministres Haxhiu