Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu në fjalimin e saj të parë ka folur edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po zhvillohet në gjykatën Speciale në Hagë.
Ajo ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e qartë dhe e drejtë. Ka thënë se dihet që krimet janë kryer nga Serbia.
Haxhiu ka shtuar që pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë në Kosovë.
“Ne sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të popullit tonë për liri, përfshirë luftën çlirimtare të UCK-së. Sot këtu vijmë pasi tërë ditës kishim seancën ndaj ish-krerëve të UCK-së. Historia e popullit të Kosovës është e qartë dhe e drejtë. Lufta e UCK-së ka qenë luftë e drejtë për çlirim, dihet kush ka qenë agresori, kush ka bërë krime. Ato krime janë kryer nga Serbia që kurrë nuk u përball me drejtësinë në mënyrë serioze, përkundrazi kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet dhe u amnistuan. Presim që ish-krerët e UCK-së të kthehen sa më parë në vend, dhe që këto orvatje të Prokurorisë të marrin fund sa më parë”, ka thënë ajo.
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare, konstituohet Kuvendi
-
Haxhiu: Instituti të vazhdojë me dokumentimin e krimeve të luftës
-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje
-
Veteranët në marshin e UÇK-së kërkojnë lirimin e ish-krerëve në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë
-
Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh: Të hetohen dhe gjykohen kriminelët e luftës
-
Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon