Kushtrim Veliu, student i mjekësisë në njërin prej kolegjeve private në Kosovë ka treguar se si kishte dalë i mashtruar pa diplomë valide, pas studimeve tri-vjeçare në këtë institucion.
Veliu ka rrëfyer në “Java Sonte me Rronin” në KTV se pasi kishte përfunduar bachelorin në këtë kolegj, në drejtimin e ergoterapisë, dhe pasi kishte punuar për dy vjet si asistent klinik në të njëjtin institucion, kishte vendosur që të vazhdonte studimet master në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Tiranë, mirëpo aty e kishe kuptuar se libri amzë për gjeneratën kur ai kishte studiuar nuk ekzistonte fare në Ministri të Arsimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kam filluar studimet në vitin 2013 në Kolegjin në drejtimin e ergoterapisë, dhe kur e kam bërë si zgjedhje kam qenë i sigurt për dy arsye: e para se ka qenë drejtim deficitar dhe e dyta e kam bërë një thirrje telefonike te Agjencia e Akreditimit dhe ata më kanë njoftuar se të gjitha drejtimet e mjekësisë në këtë kolegj janë të akredituara. Në vitin 2016 e kam përfunduar bachelorin dhe jam punësuar si asistent klinik për dy vite në të njëjtin institucion. Në vitin 2018 vendosa ta lë punën dhe të vazhdoj rrugëtimin akademik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Tiranë, drejtimi logopedi. Disa kolegë atje më kanë informuar se nuk mund të vish të regjistrohesh nëse nuk e ke vulën apostile të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe se paraprakisht duhej ta kisha vulën e Ministrisë së Arsimit. Në ministri më thanë që duhet të plotësohet një formular të cilët duhet ta plotësojë zyra e diplomave në kolegjin ku i ke kry studimet. Kam shkuar në kolegj, u plotësua formulari dhe jam kthyer në Ministri dhe aty për herë të parë e kam marrë vesh se libri amzë për vitin 2013/2014 nuk ekziston fare në atë institucion”, ka shpjeguar Veliu.