Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të implementohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Ai ka thënë se aplikimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rrugë para.
Rohde ka komentuar në lidhje me postimin që ka bërë të dielën raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, që po ashtu ka bërë thirrje të zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.
“Plotësisht pajtohem: Implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i vitit 2016 është vonuar shumë, siç ka rikujtuar edhe Gjykata së fundi. Zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Pesë vite më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.
Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Deçanit, pavarësisht thirrjeve për një gjë të tillë nga komuniteti ndërkombëtar.
Fully agree: Implementation of Kosovo’s Constitutional Court decision of 2016 is long overdue as the Court recently reminded. Arbitrary application of the rule of law is not the way forward https://t.co/wD2CQO2HZ5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 1, 2021