Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale ka marrë më së shumti vota nga ato me postë.
Eugen Cakolli i KDI-së përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në mesin e dhjetë kandidatëve për kryetarë komune që kanë fituar më së shumti vota nga jashtë vendit, gjysma e tyre janë kandidatë nga radhët e LDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë së shumti vota sipas tij ka pasur edhe si vota të përgjithshme por edhe për kandidatë për kryetarë.
Kandidatët për kryetarë me më së shumti vota nga jashtë vendit janë: 1. Ardian Shala (LDK) - 711 vota; 2. Ruzhdi Shehu (LDK) - 446 vota; 3. Bexhet Xheladini (LDK) -359 vota; 4. Agron Kuçi (AAK) - 332 vota; 5. Gazmend Muhaxheri (LDK) - 331 vota; 6. Bali Muharremaj (AAK) - 307 vota; 7. Bekim Azizi (PDK) - 289 vota; 8. Mimoza Kusari-Lila (LVV) - 289 vota; 9. Bashkim Ramosaj (AAK) - 235 vota; 10. Arben Vitia (LVV) - 231 vota; 11. Ilir Ferati (LDK) - 231 vota;
Ndërkaq LDK-ja përmes një postimi në Facebook ka falënderuar votuesit jashtë vendit.
“Mërgatë, faleminderit! LDK-ja, partia më e votuar nga mërgata. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë votuar më së shumti nga mërgata jonë. LDK-ja ka marrë gjithsej 3164 vota. Falënderojmë mërgatën tonë anekënd botës për mbështetjen”, thuhet në postimin e tyre.