Kreu i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se reformat në drejtësi duhet të jenë të vazhdueshme e në partneritet me SHBA-në e BE-në.
Ai ka thënë se nuk duhet shfrytëzuar ky sistem për përfitime të brendshme partiake. Haradinaj në postim në Facebook ka shtuar se sistemi i drejtësisë duhet fuqizuar përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë universale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, ka shkruar Haradinaj.