Kreu i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se reformat në drejtësi duhet të jenë të vazhdueshme e në partneritet me SHBA-në e BE-në.
Ai ka thënë se nuk duhet shfrytëzuar ky sistem për përfitime të brendshme partiake. Haradinaj në postim në Facebook ka shtuar se sistemi i drejtësisë duhet fuqizuar përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike.
“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë universale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj: Ju ndihmojmë armiqve nëse e dëmtojmë Kosovën
-
Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave
-
AAK-ja përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim pagash dhe pensionesh
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO