Arbëri

17 komuna bëhen me kryetarë, 21 në balotazh

Partia që udhëheq me qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti ta ruajë frymën e fitores nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit edhe në nivel lokal. Ky subjekt nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë, edhe pse në disa doli forcë e parë
 

Gati gjysma e komunave të Kosovës janë bërë me kryetarë pas zgjedhjeve lokale të së dielës. Por gjysma tjetër, përfshirë komunat e mëdha si Prishtina, Prizreni, Gjilani, Gjakove e Podujeva, do të vendosen pas balotazhit. Partia që udhëheq Qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti ta ruajë frymën e fitores nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit edhe në nivel lokal. Ky subjekt nuk arriti fitore në asnjë komunë në raundin e parë, edhe pse në disa shkon në balotazh si forcë e parë. Në mesin e partive shqiptare, Partia Demokratike ka fituar më së shumti në raundin e parë, pasuar nga LDK-ja e AAK-ja. Por rekordin e mban Lista Serbe me 9 komuna të fituara nga 10 sa ishte në garë

Dramë elektorale kanë prodhuar edhe zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku gati gjysma e komunave, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin e Podujevën, fituesit do të nxirren pas balotazhit.

Partia që udhëheq Qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti ta ruajë frymën e fitores nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit edhe në nivel lokal. Ky subjekt nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë, edhe pse në disa doli forcë e parë. Kandidatët e kësaj partie do të shkojnë në balotazh në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Gjakovë.