Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarët në veri të Mitrovicës sulmohen me mjete shpërthyese

Serbët në Lagjen e Boshnjakëve po vazhdojnë t’i sulmojnë gazetarët duke gjuajtur mjete shpërthyese.

Gazetarët gjithashtu janë sulmuar me molotov edhe në Leposaviq, ku edhe atje ka pasur aksion të Policisë për konfiskim të mallrave të kontrabanduara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që prej vendosjes së gazetarëve në pjesën e Lagjes së Boshnjakëve, gazetarët janë duke u përballur me sulme nga qytetarët e asaj pjese.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.

Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

Sipas AGK-së, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni.

AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar.