Policia e Kosovës ka njoftuar mbi gjendjen në veri të vendit gjatë të martës.
Policia ka thënë se situata ka qenë e brishtë, por kryesisht e qetë, përjashtuar në komunën e Leposaviqit ku kohë pas kohe është tensionuar, “pasi protestuesit/grupet kriminale, kanë penguar dhe sulmuar me gjësende të ndryshme, të forta gazetarë të mediave të ndryshme”.
Po ashtu, policia njoftoi tutje se, edhe disa vetura të mediave, të cilat kanë qenë të parkuara në lokacione të ndryshme, janë sulmuar dhe dëmtuar nga mjetet e forta të hedhura brenda dhe jashtë veturave. Për këto është raportuar edhe nga vetë mediat gjatë ditës.
“Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, si dhe dëmtimi i automjeteve janë veprime kriminale, të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës”.
Në orët e pasdites, protestat pranë objekteve të tri komunave në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë përfunduar, përjashtuar një numër i vogël i protestuesve vazhdojnë të qëndrojnë pranë komunës së Leposaviqit, thuhet në njoftimin e PK-së.
-
Numër i vogël i qytetarëve para komunës së Leposaviqit, një ditë pas tensioneve
-
Policia raporton për sulmet gjatë protestave të së martës në veri
-
Policia për veriun: Situatë e qetë, por e brishtë
-
Policia: Protestuesit shfaqën dhunë, situata nën kontroll
-
Policia për gjendjen në veri: Stabile, por janë bërë dëme të konsiderueshme materiale