Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka treguar për një mori sulmesh që u raportuan gjatë protestave të së martës në tri komunat – Zveçan, Zubin-Potok, Leposaviq – në veri të Kosovës.
Në raportin e Policisë është njoftuar për sulmin e mbrëmshme me një mjet shpërthyes në Objektin e Komunës së Zveçanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zveçan, 30.05.2023 – 19:15. Në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit nga person-a të dyshuar është hedhur një mjet shpërthyes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se nuk ka të lënduar as dëme materiale. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Po ashtu është raportuar për rastin e dëmtimit të dy veturave të televizoneve në Zveçan, e po gjithashtu edhe për rastin e sulmit ndaj dy veturave të televizioneve nga Shqipëria në Leposaviq.
Po në Leposaviq një serb ka raportuar se i janë dëmtuar xhamat e veturës.
E në Mitrovicë të Veriut, është raportuar një rast tjetër i sulmit ndaj gazetarëave.
“Sheshi Car Lazar, Mitrovicë 30.05.2023-14:35. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë (gazetarë) kanë njoftuar se deri sa kanë qenë duke gjiruar, janë sulmuar fizikisht nga një grup personash të panjohur. Si pasojë e sulmit fizik viktimat kanë pësuar lëndime si dhe u janë dëmtuar pajisjet”, thuhet në raportin e Policisë.