Arbëri

Përfundon aksioni i Policisë në veri

Descriptive Text

Policia e Kosovës është larguar nga pjesa veriore e Mitrovicës, pasi ka përfunduar aksioni.

Siç shihet në pamjet që ka siguruar KOHA, automjetet e blinduara janë parë të kthehen në pjesën jugore të qytetit.

Gjatë këtij aksioni ka pasur ndër të tjera edhe gaz lotsjellës, gjithashtu është djegur një veturë.

Gjatë aksionit, pjesëtarët e Policisë janë sulmuar nga banorët serbë me gurë.

Sot Policia e Kosovës ka nisur aksion të gjerë për konfiskim të mallrave të kontrabanduara.

10:06 - Serbët në veri kundërshtojnë aksionin kundër kontrabandës

Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur një aksion kundër kontrabandës së mallrave në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon. Deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, që gjenden në Mitrovicën e Veriut po raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoabulancave. Qytetarët thonë se në mëngjesin e sotëm është dëgjuar edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Policia e Kosovës është e vendosur edhe para farmacive në veri. Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t'i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore. \REL - (foto REL)

09:56 - Në Mitrovicë të Veriut bllokohen rrugët, kallet një veturë

Mediat lokale serbe shkruajnë se në Mitrovicë të veriut kanë nisur të bllokohen rrugët pas aksionit të Policisë së Kosovës për konfiskim të mallrave të kontrabanduara.

Sipas RadioKontakt, një veturë është kallur në Mitrovicë të Veriut, ndërsa janë bllokuar edhe rrugët nga qytetarët serbë për të pamundësuar aksionin e Policisë.

KOHA merr vesh se aksioni ka të bëjë me punën bastoret që punojnë ilegalisht dhe barnatorët që mbajnë produkte të padoganuara.

(Foto: RadioKontaktPlus

09:48 - Aksion i policisë në veri, strukturat paralele lëshojnë “alarmin e sigurisë”

Forca të policisë së Kosovës janë parë sot në veri të vendit. Nga videot e siguruara nga KOHA, shihen automjete të blinduara dhe tym, që nuk dihet nëse është gaz lotsjellës apo diçka tjetër.

Mediat lokale serbe shkruajnë se bëhet fjalë për gaz lotsjellës.

“Kosovo-Online” shkruan se bëhet fjalë për një aksion të policisë në një barnatore në Mitrovicë të Veriut, për çka banorët kanë kundërshtuar aksionin dhe kanë bllokuar rrugën “Knez Milos”.

Pas nisjes së aksionit, në veri të vendit janë lëshuar “sirenat e alarmit” nga strukturat paralele.

Më herët. Policia e Kosovës njoftoi edhe për një aksion të gjerë, ku është përfshirë edhe Mitrovica e Veriut, e që ka të bëjë me kontrabandë.

Aksioni, sipas Policisë është kryer në disa komuna, si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.

09:43 - Aksion i policisë në veri - [LAJMI I FUNDIT]

Forca të policisë së Kosovës janë parë sot në veri të vendit. Nga videot e siguruara nga KOHA, shihen automjete të blinduara dhe tym, që nuk dihet nëse është gaz lotsjellës apo diçka tjetër.

Mediat lokale serbe shkruajnë se bëhet fjalë për gaz lotsjellës.

“Kosovo-Online” shkruan se bëhet fjalë për një aksion të policisë në një barnatore në Mitrovicë të Veriut, për çka banorët kanë kundërshtuar aksionin dhe kanë bllokuar rrugën “Knez Milos”.

Pas nisjes së aksionit, në veri të vendit janë lëshuar “sirenat e alarmit” nga strukturat paralele.

{gallery}