Arbëri

Rreth 60% e viktimave të trafikimit në Kosovë janë fëmijë

 

Policia e Kosovës që nga viti 2017, ka identifikuar 102 viktima të trafikimi me qenie njerëzore, ku 75 janë nga Kosova, nëntë nga Shqipëria dhe pjesa tjetër nga Serbia, Mali i Zi, Moldavia dhe Çekia.

Shefi i sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz, Riza Murati, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se 59% e këtyre rasteve të trafikimit janë nën moshën 18 vjeçare.