Arbëri

Kurti për projektin e gazit amerikan: Nuk e kemi refuzuar

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur poshtë akuzat e partive opozitare që kinse është duke i dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket anulimit të projektit për gazin.

Kurti sqaroi se informacionet dhe aludimet e shumta, nuk kanë të bëjnë me refuzim, derisa pohoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me MCC.