Arbëri

Rizvanolli: Kosova s’i ka humbur 200 milionë eurot e MCC-së

 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova nuk ka humbur mundësinë e shfrytëzimit të 200 milionë eurove, të financuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendimin që të mos e çojë përpara projektin e gazsjellësit. Sipas saj, s’ka pasur një përgjigje finale se “a duhet gazi të përdoret si lëndë djegëse për tranzicion të energjisë” dhe kjo ka shtyrë Qeverinë të fokusohet në rrugë tjera për dekarbonizim.

Në emisionin 60 Minuta në KTV, Rizvanolli ka thënë se Qeveria ka vendosur që grantin ta shfrytëzojë për projekte të tjera, që lidhen me dekarbonizim të energjisë.