Arbëri

Ministri austriak: Qeveria e Kosovës po ofron siguri dhe qartësi për situatën në veri

Foto: EO
 

Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, ka deklaruar se zgjidhje e tensioneve së krijuara në veri të Kosovës nuk është dhuna, dhe se dhuna nuk është as mjet i politikës. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke ofruar siguri dhe qartësi për situatën e krijuar, duke potencuar se këtë e mbështet shteti austriak dhe Bashkimi Evropian.

“Dhuna nuk është mjet i politikës. Austria ka ofruar më së shumti forca ushtarake të KFOR-it, për një shtet që s’është anëtar i NATO-s. Vendimmarrëse është që në fazën që jemi tani mund të themi që procesi po ecën mirë. Ka fusha që po trajtohen, është e rëndësishme të mos provokohemi nga një situatë e tillë. Këtë qartësi dhe siguri po e ofron Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.