Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me emisarin special të BE-së për dialogun me Serbinë, Josep Borrellin dhe sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.
Kurti tutje ka shkruar se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për de-përshkallëzimin e situatës në veri.
“Në bisedat telefonike sot me Borrellin dhe Stoltenbergun ne diskutuam sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë dhe nevojën për de-përshkallëzim në veri të Kosovës. Dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Serbët kanë bllokuar rrugët kufitare në Bërnjak e Jarinjë që nga e hëna, pasi që Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia. Tash e tutje veturat me targa serbe kur futen në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme RKS në çdo pikë kufitare. Qeveria e Serbisë ka mbi 10 vjet që aplikon këtë masë për targat e Republikës së Kosovës.
In phone conversations today w/ EUHR @JosepBorrellF & #NATO Sec.Gen. @jensstoltenberg we discussed rule of law, peace & security & the need for de-escalation in the North of Kosova. Dialogue is the only way to find just solutions.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2021