Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

29 raste me COVID-19 të dielën në Kosovë

29 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 3.344 mostrave.

Mininistria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga nëntë raste të reja janë nga Prishtina, nga tri raste janë regjistruar në Suharekë, Prizren e Istog, nga dy në Gjilan e Ferizaj, dhe nga një në Gjakovë, Fushë-Kosovë, Pejë, Malishevë, Vushtrri, Rahovec e Mitrovicë.

Më së tepërmi raste të reja janë regjistruar te grupmosha 30-39 vjet, nëntë sosh, pasuar nga ajo 40-49 vjet me shtatë sosh dhe 20-29 vjet me gjashtë sosh. Pesë raste të reja janë të grupmoshës 10-19 vjet, e dy të grupmoshës 50-59 vjet.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 161.560, ndërsa prej tyre 2991 kanë përfunduar me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 12 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060.

509 është numri i rasteve aktive.

Artikuj të ngjashëm