Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 771 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 6553 mostra.
364 raste të reja janë regjistruar në Prishtinë, 95 në Mitrovicë, 68 në Pejë, 37 në Gjakovë, 28 në Fushë Kosovë, 19 në Suharekë, 17 në Prizren, 16 në Podujevë, 14 në Ferizaj, 13 në Vushtrri, 11 në Gjilan, nga dhjetë në Drenas, Deçan, Shtime, nëntë në Skenderaj, nga shtatë në Kamenicë e Lipjan, nga gjashtë në Obiliq, Viti e Klinë, pesë në Kaçanik. Nga tri raste të reja janë regjistruar në Istog e Rahovec, nga dy në Malishevë, Graçanicë e Han të Elezit dhe një në Kllokot.
Më së tepërmi raste të reja janë regjistruar në grupmoshën 40-49 vjet 158 sosh, pasuar nga ajo 30-39 vjet 152 sosh dhe 20-29 vjet 124 sosh.
Në grupmoshën 10-19 vjet janë regjistruar 105 raste të reja, në atë 50-59 vjet 95 raste të reja, në atë 60-69 vjet 57 raste të reja, në grupmoshën 0 deri 9 vjet 37 raste të reja, në atë 70-79 vjet 31 raste dhe në grupmoshën mbi 80 vjet 12 raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 166.134, ndërsa prej tyre 2994 kanë përfunduar me fatalitet.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 qytetarë, duke çuar numrin total të shëruarve në 158.651. Aktualisht janë 4489 raste aktive.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3064 doza të vaksinës anti-COVID. Në total janë administruar në Kosovë 1.716.223 doza të vaksinës. 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dy doza, ndërsa janë dhënë deri më sot 32.414 doza përforcuese e 2.165 doza të treta të vaksinës anti-COVID.